Koronavirusi në Shqipëri, 271 raste të reja në 24 orë

Nga A2 CNN
23 Qershor 2022, 16:00 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 271 raste të reja në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 1035 testime të kryera, 271 qytetarë të infektuar me koronavirus dhe 73 kanë rezultuar të shëruar në 24 orët e fundit. Edhe gjatë ditës së fundit nuk ka pasur humbje jete nga Covid-19.

Megjithatë, nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid-19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-covid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

“Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu, MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni pasur kontakt me një person të prekur nga Covid-19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1035 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 271 qytetarë, në këto bashki:

183 në Tiranë, nga 9 qytetarë në Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, 8 në Sarandë, 7 në Berat, 5 në Krujë, nga 4 qytetarë Himarë, Elbasan, nga 3 qytetarë në Durrës, Patos, Lushnje, nga 2 qytetarë në Shkodër, Divjakë, Përmet, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Tropojë, Mirditë, Selenicë, Korçë, Kolonjë, Kuçovë, Gramsh.

Janë 1,243 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 73 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,471 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Qershor 2022)

Raste të reja ditore         271

Të shëruar në 24 orë       73

Të shtruar në spitale         8

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 1035

Testime totale               1,841,267

Raste pozitive                  278,211

Raste të shëruara             273,471

Raste Aktive                         1,243

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                929

Fier                       86

Vlorë                     72

Durrës                  33

Lezhë                    26

Gjirokastër           22

Korçë                    20

Elbasan                 18

Berat                     18

Shkodër                13

Dibër                        4

Kukës                    2 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos