Koronavirusi në Shqipëri, 5 të vdekur, 10 persona në gjendje të rëndë

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2021, 18:34 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 5 të vdekur, 10 persona në gjendje

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2370 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 228 qytetarë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 5 persona të prekur me Covid-19, ndërsa 321 janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 144 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.

Raporti i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2370 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 228 qytetarë, në këto bashki:

87 në Tiranë, 23 në Vlorë, 12 në Durrës, nga 10 qytetarë në Fier, Berat, nga 8 qytetarë në Shkodër, Lushnje, 6 në Elbasan, nga 5 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, Kuçovë, nga 4 qytetarë në Mirditë, Kurbin, nga 3 qytetarë në Sarandë, Patos, Krujë, Lezhë, nga 2 qytetarë në Tropojë, Vorë, Divjakë, Përmet, Tepelenë, Devoll, Gramsh, nga 1 qytetar në Librazhd, Dimal, Cerrik, Korçë, Memaliaj, Këlcyrë, Konispol, Mallakastër, Dibër, Rrogozhinë, Kavajë, Shijak, Kukës, Pukë, Vau i Dejës. 

Janë 5235 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 144 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Elbani 57 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 59-75 vjeç, një qytetar nga Fieri 77 vjeç, një qytetar nga Durrësi 82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 321 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197,376 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          228

Të shëruar në 24 orë       321

Të shtruar në spitale       144

Humbje jete në 24 orë     5

Testime ditore                 2370

Testime totale              1,438,741

Raste pozitive                205,777

Raste të shëruara          197,376

Raste Aktive                      5235

Humbje jete                      3,166

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2464

Fier                 619

Shkodër          363

Durrës             339

Gjirokastër     310

Elbasan           288

Berat               256

Vlorë                216

Lezhë               129

Korçë               125

Kukës               67

Dibër                59 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos