Akuzat për prani të efektivëve te selia e PD, reagon Policia e Shtetit

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2021, 22:36 | Aktualitet
Akuzat për prani të efektivëve te selia e PD, reagon Policia e

Policia e Shtetit ka reaguar pas akuzave nga ana e Sali Berishës dhe mbështetësve të tij që në selinë e PD ka efektivë të RENEA-s dhe Gardës, për të mbrojtur Lulzim Bashën.

“Përsërisim me keqardhje se përgojimi i Policisë së Shtetit në debatin e brendshëm të një partie politike nuk i shërben as ligjit, as shoqërisë dhe as të vërtetës. Policia e Shtetit nuk ka pasur asnjë trupë të vetme në territorin e asaj partie. Policia e Shtetit nuk ka asnjë lidhje me akuza apo pamje të servirura në media, nga aktorë të caktuar politik dhe mediatik. Policia e Shtetit kryen detyrën e saj konform ligjit dhe misioni i saj nuk e përfshin kurrsesi ndërhyrjen në çështjet politike apo mes palëve politike”, thuhet në reagimin e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos