“Grepi i artë”, komedia shqiptare jehon në teatrin e Durrësit plot grotesk

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2021, 17:52 | Aktualitet
“Grepi i artë”, komedia shqiptare jehon në teatrin e

Humor lokal dhe fin, situata komike, ngatërresa por edhe me numra muzikorë, aktorët janë ngjitur në skenën e teatrit të Durrësit për të sjellë komedinë shqiptare “Grepi i Artë”. Një vepër e shkruar nga publicisti Bashkim Hoxha dhe nën regjinë e Herion Mustafaraj u shënjestrua me humor fenomene që të gjithë i përjetojmë rrugëve të realitet shqiptar.

Artistja e madhe e humorit, ajo që u vlerësua këtë javë edhe me çmimin mjeshtër i madh nga presidenti Meta, është duartrokitur sërish në skenë, sepse Marjana Kondi emocionet më të mëdha i merr aty, nga skena ku interpreton prej vitesh. 

“Është fat për ne, është pjesë me karaktere, kemi nevojë për vepra shqiptare, të shkruara në shqip”,  thotë aktorja e njohur.  

Nuk ka rëndësi kush je e nga vjen, në një moment të jetës t’i kërkon dashurinë e një njeriu. Ky është mesazhi që vetë autori kërkon të rrëfejë edhe përmes groteskut të një vepre teatrale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos