Koronavirusi në Shqipëri, 6 të vdekur në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
2 Shtator 2020, 16:12 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 6 të vdekur në 24 orët e

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga 856 teste të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 122 persona.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 qytetarë të prekur me koronavirus.

Aktualisht, në spital janë të shtruar 185 persona, nga të cilët 22 janë në terapi intensive, ndërsa 8 janë në intubim.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Që në fillim të këtij komunikimi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i kujton qytetareve detyrimin për vendosjen e maskës në ambientet e mbyllura, me qëllim frenimin e përhapjes së Covid19.

Situata epidemiologjike në vend ne 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë identifikuar 122 raste të reja me virusin Sars-Cov 2, në 856 testime të kryera, ndërsa 141 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm gjatë këtyre 24 orëve.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 13 në Durrës, 7 në Kavajë, 5 në Elbasan, nga 4 raste Lezhë, Cerrik, nga 3 raste Shkodër, Kamëz, Vorë, nga 2 raste Krujë, Kurbin, Korçë, Berat, Malësi e Madhe, nga 1 rast Devoll, Vlorë, Mirditë, Tepelenë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 185 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 22 në terapi intensive nga të cilët vetëm 8 pacientë janë të intubuar. 

Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 40 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 64 vjeçar nga Kruja, një 79 vjeçare nga Fieri, një 81 vjeçar nga Kukësi, dhe tre qytetarë nga Tirana : një 77 vjeçare, një 80 vjeçar dhe një 82 vjeçar.

I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton gjithashtu bizneset se: Vendosja e maskës dhe barierrave mbrojtëse në shërbim në ambientet e mbyllura është e detyrueshme.

Bizneset dhe institucionet publike duhet të zbatojnë me rigorozitet masat dhe protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Ambientet e punës ku ofrohet shërbim duhet të respektojnë distancën prej 1.5 metër dhe të dezinfektohen vazhdimisht.

Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19

COVID-19 – Statistika (2 Shtator 2020)

Testime totale                   64505

Raste pozitive                    9728

Raste të shëruara            5582

Raste Aktive                       3850

Humbje jete 296

(Qarku Tiranë 138, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 17, Fier 15, Korçë 12, Lezhë 11, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   2058

Durrës                  490

Shkodër               294

Lezhë                    190

Korçë                    155

Fier                        134

Elbasan                 132

Kukës                    126

Vlorë                     121

Berat                     73

Dibër                     39

Gjirokastër         38 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos