Koronavirusi në Shqipëri, 6 të vdekur në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
28 Tetor 2020, 16:30 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 6 të vdekur në 24 orët e

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit ka kryer 1397 testime, nga të cilat 311 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 persona të prekur me Covid-19, ndërsa janë shëruar 85.

Aktualisht, në spitale janë të shtruar 289 persona, ndërsa rastet aktive janë 8618.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1378 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 311 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 85 qytetarë, duke e çuar në 10,893 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

100 raste në Tiranë, 66 në Fier, 32 në Durrës, 17 në Mallakastër, 14 në Vlorë, nga 11 raste në Lushnje, Berat, nga 10 raste në Pogradec, Skrapar, 8 në Roskovec, 7 në Peqin, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Gjirokastër, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Kukës, Tropojë, Librazhd, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, Maliq, Patos, Poliçan.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 289 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 53 vjeçar nga Fieri, një 59 vjeçar dhe një 61 vjeçare nga Prrenjasi, një 61 vjeçar nga Korça, një 65 vjeçare nga Tirana, një 80 vjeçar nga Elbasani me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (28 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                                         311

Të shëruar ne 24 orë                                      85

Të shtruar në spitale                                       289

Humbje jete në 24 orë                                  6

Testime ditore                                                  1397

Testime totale                                                121,004

Raste pozitive                       20,040

Raste të shëruara               10,893

Raste Aktive                            8,654

Humbje jete                            493

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  4362

Durrës                  832

Fier                         646

Shkodër                518

Korçë                    513

Lezhë                     389

Elbasan                  384

Vlorë                      351

Berat                      256

Kukës                      184

Gjirokastër           129

Dibër                       90 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos