Katër persona janë arrestuar sot në Fier me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore. Personat janë kapur në flagrancë në aksin rrugor Levan-Tepelenë, teksa transportonin në dy mjete tip “Ford” dhe “Benz” 3 emigrantë që shpresonin të hynin ilegalisht në Bashkimin Europian.
Të arrestuarit janë shtetasit Xh. B., 25 vjeç, E. B., 25 vjeç dhe E. B., 30 vjeç, banues në Tiranë dhe K. T., 25 vjeç, banues në Fier.
Gjatë operacionit janë sekuestruar një armë zjarri automatik dhe 153 fishekë luftarakë që gjendeshin në banesën e njërit prej tyre, dy automjete dhe 4 aparate celularë. (A2 Televizion)