Koronavirusi në Shqipëri, 6 të vdekur në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
29 Tetor 2020, 16:26 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 6 të vdekur në 24 orët e

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1422 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 275 persona.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 6 persona të prekur me Covid-19, duke e çuar në 499 numrin e personave që kanë humbur betejën me virusin.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 291 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1422 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 275 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 114 qytetarë, duke e çuar në 11,007 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:  163 raste në Tiranë, 30 në Korçë, 15 në Shkodër, 12 në Durrës, 11 në Pogradec, 9 në Librazhd, 7 në Lezhë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, Mat, nga 2 raste në Devoll, Elbasan, Vlorë, Mirditë, Berat, nga 1 rast në Has, Kavajë, Pukë, Mallakastër, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Prrenjas, Kuçovë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 291 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 61 vjeç nga Korça, 67 vjeç nga Pogradeci, 69 vjeç nga Lezha, 71 vjeç Vlorë, 73 vjeç nga Fieri dhe 74 vjeç nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (29 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                                         275

Të shëruar ne 24 orë                                      114

Të shtruar në spitale                                       291

Humbje jete në 24 orë                                  6

Testime ditore                                                  1422

Testime totale              122,426

Raste pozitive                       20,315

Raste të shëruara               11,007

Raste Aktive                            8,809

Humbje jete                            499

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  4468

Durrës                  837

Fier                         650

Korçë                    544

Shkodër                522

Lezhë                     396

Elbasan                  378

Vlorë                     352

Berat                     256

Kukës                      184

Gjirokastër           131

Dibër                      91 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos