
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se një tjetër i prekur me koronavirus ka ndërruar jetë, duke e çuar në 11 numrin e viktimave. Ai është një 79-vjeçar nga Tirana.
Po ashtu, ministria ka bërë të ditur edhe numrin e personave të prekur, i cili ka shkuar në 223, me 11 raste të reja në 24 orët e fundit, ndërsa 44 persona janë shëruar.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar. Prej tyre 7 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi një pacient të shtruar.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluara për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
- Tiranë 124 raste
- Durrës 14 raste
- Lushnje 4 raste
- Elbasan 5 raste
- Fier 23 raste
- Kavajë 4 raste
- Rrogozhinë 2 raste
- Korçë 14 raste
- Vlorë 5 raste
- Shkodër 7 raste
- Lezhë 5 raste
- Berat 1 rast
- Has 2 raste
- Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
- Pukë 3 raste
- Mirditë 1 rast (A2 Televizion)