Koronavirusi në Shqipëri, mbi 3400 raste aktive në të gjithë vendin

Nga A2 CNN
14 Gusht 2022, 16:42 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, mbi 3400 raste aktive në të

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1173 testime nga të cilat 459 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 25 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 73 vjeçe.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1173 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 459 qytetarë, në këto bashki:

206 në Tiranë, 59 në Durrës, 37 në Fier, 23 në Lushnje, nga 15 qytetarë në Kavzjë, Berat, 14 në Vlorë, 7 në Divjakë, nga 6 qytetarë në Krujë, Vorë, Himarë, Gjirokastër, Tepelenë, 5 në Patos, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Kamëz, Bulqizë, Mallakastër, Delvinë, Sarandë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Shkodër, Dibër, nga 2 qytetarë në Lezhë, Shijak, Roskovec, Kolonjë, Dimal, Poliçan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Skrapar.

Janë 3,421 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 25 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 73 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Janë shëruar 241 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,812 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Gusht 2022)

Raste të reja ditore            459

Të shëruar në 24 orë          241

Të shtruar në spitale            25

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                     1173

Testime totale               1,942,205

Raste pozitive                  321,804

Raste të shëruara              314,812

Raste Aktive                        3,421

Humbje jete                         3,571

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      1,268

Fier                                                             540

Durrës                                    359

Vlorë                                            306

Gjirokastër                                     207

Berat                                                       155

Korçë                                         131

Shkodër                                              129

Elbasan                                  128

Lezhë                                      122

Dibër                                       42

Kukës                                       34 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos