Koronavirusi në Shqipëri, rriten ndjeshëm rastet e reja, 35 të shëruar

Nga A2 CNN
3 Gusht 2021, 17:36 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, rriten ndjeshëm rastet e reja, 35

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 4471 testime nga të cilat 65 persona kanë rezultuar pozitivë, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me një ditë më parë kur u raportuan 25 raste.

Fatmirësisht, nuk ka pasur asnjë humbje jete, ndërsa janë shëruar 35 persona.

Aktualisht janë 463 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4,471 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 65 qytetarë, në këto bashki: 22 raste në Tiranë, 6 raste në Sarandë, 5 raste në Fier,  Elbasan, 4 raste në Shkodër, Vlorë, Vau i Dejës, Peqin, 2 raste në Has, Kavajë, 1 rast në Krujë, Korçë, Lezhë, Lushnje, Pogradec, Himarë, Kuçovë.

Aktualisht janë 463 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 35 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,291 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (03 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         65

Të shëruar në 24 orë       35

Të shtruar në spitale       20

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 4,471

Testime totale             911,147

Raste pozitive             133,211

Raste të shëruara         130,291

Raste Aktive                      463

Humbje jete                   2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             175

Elbasan           64

Vlorë               43

Shkodër          40

Lezhë              34

Kukës              29

Fier                  27

Berat               23

Durrës             11

Korçë               11

Gjirokastër         6 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos