Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 475 numri i personave të prekur, rasti i parë në Kukës

Nga A2 CNN
14 Prill 2020, 11:01 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 475 numri i personave të

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka shkuar në 475 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, nga të cilët 24 kanë ndërruar jetë.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 8 persona, nga 236 të testuar, prej të cilëve 6 raste në Tiranë, 1 personel shëndetësor në Shkodër dhe 1 personel shëndetësor në Kukës. 

Gjatë 24 orëve të fundit, 16 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 248.

Deklarata e plotë

Në 24 orët që lamë pas, ju bëjmë me dije se ka vijuar puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Dje janë testuar 236 persona të dyshuar nga të cilët 45 janë personel shëndetësor, kryesisht në spitalin e Shkodrës. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 8 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 6 raste në Tiranë, 1 personel shëndetësor në Shkodër dhe 1 personel shëndetësor në Kukës. 

Deri në këto momente janë testuar 4306 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 475 raste.

Siç shihet nga grafiku, prirja e pozitivitetit të mostrave të testuara tregon një qëndrueshmëri të rasteve të konfirmuara, kryesisht gjatë dy javëve të fundit.

24 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 16 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 248.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 37 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 prej tyre është intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 46 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet për herë të parë në Kukës dhe zgjerohet në Tiranë dhe Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

  • - Tiranë           227 raste
  • - Durrës           42 raste
  • - Lushnje         6 raste
  • - Elbasan         15 raste
  • - Fier                32 raste
  • - Kavajë           8 raste
  • - Rrogozhinë    4 raste
  • - Korçë             17 raste
  • - Vlorë              5 raste
  • - Shkodër          71 raste
  • - Lezhë             14 raste
  • - Berat              2 rast
  • - Has                13 raste
  • - Krujë             6 raste
  • -Tropojë          4 raste
  • - Pukë              5 raste
  • - Mirditë           3 raste
  • - Kukës             1 rast

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri-tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale.

Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID-19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID-19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos