Paketa e zgjeruar, Rama: 176 mijë familje do të marrin nga 40 mijë lekë

Nga A2 CNN
14 Prill 2020, 10:16 | Aktualitet
Paketa e zgjeruar, Rama: 176 mijë familje do të marrin nga 40

Kryeministri Rama, me anë të një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se janë 176 mijë familje që do të përfitojnë nga paketa e zgjedhuar financiare, duke marrë një pagesë direkte prej 40 mijë lekësh.

Rama thekson se nga data 20 prill shuma 40.000 lekë do të fillojë të derdhet në llogaritë e të gjithë këtyre individëve dhe brenda muajit të 176 mijë familjet përkatëse do ta kenë marrë atë. Kryeministri shkruan gjithashtu se një pjesë e madhe e këtyre punonjësve do të kthehen në punë brenda majit.

PAKETA E ZGJERUAR MBËSHTET ME NJË PAGESË DIREKTE 40.000 Lek (400USD) 176.000 MIJË FAMILJE

• 100 MIJË TË PUNËSUAR NË BIZNESET E VOGLA, TË CILAT JANË GODITUR NË XHIRON E TYRE GJATË JAVËVE TË KUFIZIMIT TË LËVIZJEVE

• 66 MIJË PUNONJËS NË BIZNESET E MËDHA QË JANË GODITUR GJATË KËTYRE JAVËVE NË VENDET E TYRE TË PUNËS

• 10 MIJË TË PUNËSUAR NË SEKTORIN E TURIZMIT

NGA DATA 20 PRILL SHUMA 40.000 Lek DO TË FILLOJË TË DERDHET NË LLOGARITË E TË GJITHË KETYRE INDIVIDËVE DHE BRENDA MUAJIT TË 176 MIJË FAMILJET PËRKATËSE DO TA KENË MARRË ATË?

*me konsolodimin e ecurisë së derisotme të luftës, vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e këtyre punonjësve do të mund të rikthehen në punë brenda majit? (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos