Koronavirusi në Spanjë, 812 viktima në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
30 Mars 2020, 11:39 | Bota
Koronavirusi në Spanjë, 812 viktima në 24 orët e fundit

Bilanci i përditësuar i pandemisë së koronavirusit në Spanjë flet për 812 viktima të reja në 24 orët e fundit. Shifrat janë tronditëse, por shihet me shpresë rënia e lehtë, krahasuar me një ditë më herët kur u raportuan mbi 830 të vdekur. 7340 persona kanë humbur jetën në Spanjë që prej shpërthimit të pandemisë , të prekurit janë mbi 85 mijë ndërsa të shëruarit 17 mijë.

Qeveria miratoi një dekret i cili ndalon rritjen e çmimeve të funeraleve përtej vlerave të 14 marsit, përgjatë gjithë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme. Ndërsa ekspertët parashikojnë se situata në Spanjë do të fillojë të stabilizohet gradualisht, autoritetet shtrënguan më tej masat kufizuese duke lënë në shtëpi të gjithë punonjësit jo të domosdoshëm.

Edhe në Britaninë e Madhe flitet për sinjale të ngadalësimit të përhapjes së Covid-19.  Në një intervistë për radion e BBC, profesori i biologjisë matematike, Neil Ferguson, tha se masat e ndërmarra nga autoritetet kishin filluar të jepnin rezultat edhe pse paralajmëroi se situata ndryshon sipas rajoneve.

Britania e Madhe numëron mbi 19500 raste me koronavirus ndërsa viktimat janë 1228. Në Francë, autoritetet raportuan 292 vdekje të reja të shtunën, më pak se sa një ditë më herët kur viktimat ishin 319.  Covid-19 ka marrë mbi 2600 jetë njerëzish në këtë vend. Autoritetet po përpiqen në çdo mënyrë t’u lehtësojnë barrën spitaleve të tejmbushura, duke transportuar drejt Gjermanisë disa prej pacientëve të sëmurë rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos