
Lufta kundër koronavirusit nuk njeh kombësi dhe nuk të jep kohë për veprime egoiste. Kryeministri Edi Rama me vendin e tij të vogël i tregoi liderëve të Evropës së ç’do të thotë të jesh pjesë e Evropës.
Në këtë mënyrë mediat italiane i kanë bërë jehonë misionit të 30 mjekëve dhe infermierëve që kanë shkuar në Bergamo për t’i dhënë një dorë shtetit fqinj, si dhe mesazhit të kreut të vendit që u shpreh se Shqipëria nuk harron dhe nuk braktis.
Një shtet i varfër, me qindra vështirësi, që sapo ka kaluar një tërmet të tmerrshëm, por që ka një zemër të madhe dhe që nuk di të kthejë shpinën si shumë vende të mëdha, shkruajnë mediat në Itali duke cituar vazhdimisht fjalët e kryeministrit Rama.
Pamjet e nisjes së mjekëve dhe mesazhi i kryeministrit u shpërndanë edhe nga gazetari i mirënjohur italian, Enrico Mentana. (A2 Televizion)