Koronavirusi, pasagjerët e parë zbresin nga anija në karantinë

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2020, 11:34 | Bota
Koronavirusi, pasagjerët e parë zbresin nga anija në

Pasagjerët e parë që rezultuan negativë ndaj koronavirusit të ri filluan të largohen nga anija me turistë e ankoruar në Japoni, pas 14 ditësh karantinë.  

Të paktën 542 pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit të “Diamond Princess” u infektuan nga virusi Covid-19, shifra më e lartë kjo e të prekurve jashtë Kinës kontinentale. Pasagjerët e përshkruan si tepër të vështirë situatën në anije.

Shtete të ndryshme po evakuojnë qytetarët e tyre nga mjeti lundrues, ndërsa numri i të infektuarve vazhdon të rritet. Të dielën, Shtetet e Bashkuara evakuuan rreth 400 qytetarë të tyre, duke i vendosur në karantinë në një bazë ushtarake në Teksas. Gjithashtu, Kanadaja, Australia dhe Britania e Madhe do t’i mbajnë në izolim shtetasit e riatdhesuar për 14 ditë të tjera.

Covid-19 ka marrë mbi 2000 jetë njërëzish në Kinë, sipas të dhënave të përditësuar të mërkurën. Rastet e konfirmuara në Kinën kontinentale janë 74 mijë e 185, ndërsa 700 janë regjistruar në vende të tjera. Hong Kongu njoftoi të mërkurën se një 70-vjeçar me probleme të tjera kronike u bë viktima e dytë e virusit në territor.

Franca, Japonia, Filipinet dhe Tajvani kanë konfirmuar gjithashtu se Covid-19 ka shkaktuar nga një viktimë në secilin vend.

Kina publikoi të hënën një studim të detajuar për mijëra raste me koronavirus, duke sugjeruar se shumica e viktimave ishin persona me probleme të tjera kronike dhe të moshuar.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos