Një shitës ambulant pësoi djegie të shkallës së dytë si pasojë e një shakaje pa kripë të disa djemve të vegjël.
29-vjeçari Oliver Rosales ishte ulur për të pushuar pas një dite të lodhshme dhe shumë pranë tij kishte vendosur tullumbacet që shiste nëpër rrugët e Manilas në Filipine.
Pas disa momentesh, fshehurazi i afrohen disa djem që i vënë zjarrin një prej tullumbaceve, por duke qenë se ishin mbushur me hidrogjen, flakët u përhapën me shpejtësi të madhe duke përfshirë dhe vetë shitësin ambulant, i cili pas kësaj ngjarje u paraqit në spital me djegie në disa pjesë të trupit.
Pavarësisht plagëve, Oliver Rosales deklaroi se i kishte falur adoleshentët dhe tregoi se prindërit e tyre kishin vendosur të paguanin detyrimet e tij shëndetësore për këtë ngjarje. (A2 Televizion)