“Është avion apo bombë”, babai sirian bën të qesh vajzën mes luftës

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2020, 21:12 | Bota

Selva është 4 vjeç dhe familja e saj është larguar nga Idlib në Siri për t’iu shpëtuar bombardimeve, të cilat në ditët e fundit janë intensifikuar pas një ofensive të nisur nga forcat e regjimit ndaj bastionit të fundit të rebelëve.

Edhe pse strehohen në Sarmada prej kohësh, bombat e hedhura nga avionët dëgjohen herë pas here dhe babait të saj i është dashur mes trishtimit të krijojë një lojë që vogëlushja të mos trembet nga shpërthimet e tyre.

“E kam bërë të besoj se është zhurma e armëve lodër”, shpjegon babai i vogëlushes në rrjetet sociale. Loja titullohet “Është avion apo bombë” dhe kush e gjen duhet të qeshë me të madhe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos