Koronavirusi, Rama: Mendjet e shthurura që ju shqetësuan gjatë tërmetit, janë në veprim

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2020, 15:42 | Aktualitet
Koronavirusi, Rama: Mendjet e shthurura që ju shqetësuan gjatë

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, është munduar që të qetësojë publikun duke siguruar se, edhe pse koronavirusi nuk e ka prekur vendin tonë, janë marrë masat “në rast se do të na duhet ta përballim”.

“Koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë! Por, si për gjithë botën është një kërcënim potencial, për të cilin janë marrë të gjitha masat në rast se do të na duhet ta përballim”, theksoi kreu i qeverisë.

https://a2news.com/2020/02/23/masa-shtese-per-koronavirusin-dyfishohet-personeli-mjekesor-ne-pikat-kufitare-ne-vend/

Gjithashtu, ai theksoi se “të njëjtat mendje të shthurrura, që ju shqetësuan keq me lajmet fallco dhe me gojëligësinë e tyre gjatë ditëve e netëve të gjata pas tërmetit, janë në veprim”.

“Mos bini pre e tyre dhe jini të sigurt se shteti shqiptar po e bën prej kohësh detyrën për të qenë gati në rast shfaqjeje të koronavirusit, të cilin jemi gati ta përballim me organizim e profesionalizëm të lartë”, nënvizoi Rama. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/02/23/basha-apel-qeverise-per-koronavirusin-te-nisin-menjehere-kontrollet-ne-pikat-kufitare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos