Mungojnë hotelet, Belshi mbetet destinacion turistik njëditor

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2020, 17:36 | Aktualitet
Mungojnë hotelet, Belshi mbetet destinacion turistik njëditor

Investimet e kryera në kryeqendrën e Dumresë, Belshi, e kanë kthyer këtë qytezë në një destinacion të vërtetë turistik. 84 liqenet e kësaj zone, përfshi florën dhe faunën e tyre, gatimet tradicionale si dhe klima mjaft e përshtatshme për shëtitje, madje edhe në dimër, e kanë bërë këtë zonë mjaft tërheqëse për qindra vizitorë.

Edhe investimet e kryera në infrastrukturë kanë dhënë impaktin e tyre pozitiv. Por edhe pse Belshi po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë, sërish kjo qytezë mbetet një destinacion njëditor, ku vizitorët që vijnë nuk mund të shijojnë mbrëmjet buzë liqenit.

“Për këtë mungesë, Bashkia, me vendim të këshillit bashkiak ka vendosur edhe sipërfaqe toke të cilat janë në pronë të shtetit që mund të shfrytëzohen nga sipërmarrës vendas e të huaj përmes kontratave sipërmarrëse për të rritur kapacitetet më tej”, thotë Albert Hysa, zyrtar i Bashkisë.

E derisa sa Belshi të sigurojë një nga elementët kryesorë për një turizëm të qëndrueshëm, që janë kapacitet akomoduese, kjo qytezë e rrethuar nga liqenet do të vazhdojë të mbetet një destinacion turistik njëditor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos