Koronavirusi shtyn çmimet Grammy, ceremonia në mars

Nga A2 CNN
6 Janar 2021, 18:41 | Showbiz
Koronavirusi shtyn çmimet Grammy, ceremonia në mars

Një nga ceremonitë më të rëndësishme në industrinë muzikore, “Grammy Awards 2020”, u shty për shkak të koronavirusit.

Ndarja e çmimeve do të zhvillohej në 31 janar, por për shkak të rritjes në SHBA, veçanërisht në Los Angeles, u shty në 14 mars.

Listën e nominimeve në Grammy e kryeson Beyonce, Taylor Swift dhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa.

Një sërë ceremonish të tjera prestigjioze si Oscars, Golden Globes dhe Brit Awards, gjithashtu janë shtyrë nga pandemia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos