Koronavirusi, Spanja regjistron ulje të numrit të viktimave për të tretën ditë radhazi

Nga A2 CNN
5 Maj 2020, 12:03 | Bota
Koronavirusi, Spanja regjistron ulje të numrit të viktimave për

Të dhënat e fundit nga autoritetet shëndetësore në Spanjë raportuan një përmirësim të mëtejshëm të numrit të viktimave dhe të infektuarve të rinj si pasojë e koronavirusit.

Në 24 orët e fundit në Spanjë kanë humbur jetën nga virusi 185 persona, duke regjistruar ditën e tretë me më pak se 200 viktima në vend.  Të infektuarit e rinj po ashtu ranë në shifrat 1200.

Deri në këto momente në Spanjë kanë humbur betejën me pandeminë 25, 613 persona ndërkohë që 218 mijë të tjerë kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit të ri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos