
Vijon prej ditësh ulja e numrit të viktimave dhe të të prekurve të rinj prej koronavirusit në Gjermani.
Sipas Institutit Robert Koch në 24 orët në vend u regjistruan 43 humbje jete dhe 679 të infektuar të tjerë si pasojë e pandemisë që ka shkaktuar mijëra viktima në mbarë botën.
Deri në këto momente në Gjermani, 6692 persona e kanë humbur betejën përballë virusit të ri me origjinë nga Kina, ndërsa 163 mijë të tjerë janë mbartës të tij.
Një ditë më parë autoritetet gjermane vendosën të lirojnë më tej masat shtrënguese duke lejuar hapjen e kishave dhe xhamive, por gjithmonë duke zbatuar rregullat e distancimit social. (A2 Televizion)