
Një virolog ka thënë se “çdo sipërfaqe përbën rrezik” kur vjen puna te koronavirusi dhe çdo njeri duhet të lajë me kujdes frutat dhe perimet që blen.
Profesori i Universitetit të Sidnejt, Timothy Newsome, i specializuar në infeksione, tha për “Daily Mail” se duke qenë se COVID-19 mund të jetojë në shumicën e sipërfaqeve, njerëzit duhet të bëjnë kujdes me frutat dhe perimet, për vetë faktin se ata shpesh i marrin në dorë dhe i lënë prapë në vend.
“Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është që të lajmë ato që blejmë me sapun sapo t’i sjellim në shtëpi. Nuk duhet të mendojmë se nxehtësia e gatimit do ta vrasë virusin. Duhet t’i lajmë me ujë të nxehtë dhe me sapun, njësoj siç bëjmë me duart”, shpjegoi Newsome. (A2 Televizion)