
Kosova humbi 17 mijë vende pune gjatë vitit 2018. Kjo shifër vjen nga raporti i fundit i Bankës Botërore për Europën Juglinore dhe tregon se papunësia mbetet një problem shumë shqetësues në vendin fqinj.
Sipas raportit, rritja ekonomike e bazuar mbi investimet publike, ndërsa shpërndarja e buxhetit nuk adreson siç duhet sfidat në tregun e punës. Kjo pasi është fokusuar vetëm në sektorin publik dhe tek veteranët e luftës.
Qeveria e Kosovës ka reaguar duke i konsideruar “të pavërteta dhe të pabazuara”, gjetjet e raportit. Sipas saj, të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se numri i të papunëve në vitin 2018 është zvogëluar me 11.611 persona. (A2 Televizion)