
Kosova e ka nisur mjaft mirë ndeshjen ndaj Anglisë në transfertë.
Dardanët kanë arritur që të shënojnë që në minutën e parë të ndeshjes, pasi shfrytëzuan një gabim në mbrojtjen angleze, që në tentativë për të eliminuar presingun e lartë me pasime të shkurtra, dorëzoi topin te Vedat Muriqi.
Qendërsulmuesi i Kosovës pasoi menjëherë të Valon Berisha i cili mposhti portierin Pickford.
Por, anglezët u kundërpërgjigjën me golat e Sterling dhe Kane (8’ dhe 19’), të cilët përmbysën rezultatin. (A2 Televizion)