Kosova dhe NATO, Kurti: Kërkojmë anëtarësim, nuk i bëhemi barrë Aleancës

Nga A2 CNN
9 Tetor 2022, 13:47 | Kosova
Kosova dhe NATO, Kurti: Kërkojmë anëtarësim, nuk i

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Qeveria e Kosovës dhe institucionet e mbrojtjes do të vazhdojnë përgatitjet, së bashku me partnerët e NATO-s, për anëtarësim në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Në Seminarin e 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s  Kurti tha se Ballkani Perëndimor, si rajon me shumë probleme të pazgjidhura, është po ashtu i ndjeshëm nga aspekti i stabilitetit politik.

Sa i takon Kosovës, Kurti tregoi gatishmërinë për t’ju përgjigjur detyrimeve të aleancës edhe financiarisht.

Kryeministri i vendit tha se Serbia ka mirëpritur ndikimin rus dhe është duke e përdorur që të vazhdojë kërcënimin e sigurisë dhe paqes në këtë pjesë të Evropës.

Sot më shumë së kurrë, sipas Kurtit, vendet e NATO-s duhet të kontribuojnë për kohezion dhe zgjerim të kapaciteteve, duke theksuar drejtimin e qartë të Kosovës atë të integrimit drejt strukturave euroatlantike.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos