
Kosova feston sot pavarësinë. 12 vjet më pas, vendi vazhdon të përballet me sfida të jashtme dhe të brendshme. Kosova vazhdon të mos ketë zgjidhje për konfliktin e saj me Serbinë që nuk e njeh si shtet më vete e për të cilën u vendos edhe taksa 100%.
Vetëm 116 vende e kanë njohur si shtet të pavarur dhe mungon në përbërjen e organizmave më të njohura botërore, e dënon mos liberalizimi i vizave për shtetasit e saj dhe prej vitesh cilësohet nga mekanizma ndërkombëtarë si vend me korrupsion, varfëri, krim të organizuar dhe sistem të brishtë të arsimit dhe shëndetësisë.
Ky përvjetor e gjen vendin me një qeveri të re, nën drejtimin e Albin Kurtit. (A2 Televizion)