Kosova “fluturon” në Katar, miqësore me Suedinë

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2019, 21:59 | Futboll
Kosova “fluturon” në Katar, miqësore me Suedinë

Përfaqësuesja e Kosovës ka zyrtarizuar një ndeshje miqësore më 12 janar ndaj Suedisë, e cila pritet të zhvillohet në Katar.

Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Kosovës. Ky takim pritet të jetë me mjaft vlera për trajnerin Challandes, i cili do të ketë mundësi të shohë gjendjen e lojtarëve para ndeshjeve të finales së Ligës së Kombeve.

Në mars, Kosova do të luajë më Maqedoninë, ndërsa në rast fitoreje do të ndeshet me fituesen e çiftit Bjellorusi-Gjeorgji.

Në rast se këto finale do të fitohen nga dardanët, atëherë do të ishte një arritje e jashtëzakonshme për ta pasi do të siguronin një biletë për Euro 2020. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos