Kosova i “rrëmben” Gjermanisë talentin e Hannover 96

Nga A2 CNN
22 Qershor 2019, 09:21 | Futboll

Kosovës i është bashkuar edhe një tjetër talent edhe pse më parë ka qenë pjesë e ekipeve të moshave të Gjermanisë dhe aktualisht e kombëtares së 20-vjeçarëve.

Është fjala për talentin e Hannover 96, Florent Muslija, i cili tashmë e ka bërë publike zgjedhjen e tij përfundimtare dhe që në muajin shtator pritet të vihet në radhët e trajnerit Bernard Challandes për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Anglisë.

Futbollisti ka firmosur një dokument ku tregon se ka zgjedhur përfundimisht Përfaqësuesen e Kosovës.

https://www.youtube.com/watch?v=PIWGYji_9pQ

“Unë Florent Muslija zotohem se nga grumbullimi i ardhshëm i Kombëtares së Kosovës në futboll në shtator do të jem pjesë e ekipit dhe me nder e krenari do të barti fanellën e Kosovës”, thuhet në dokumentin e nënshkruar nga Florent Muslija dhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos