Në fillim e ftoi Ronaldo, tani Juventus paguan 70 mln euro për De Ligt

Nga A2 CNN
22 Qershor 2019, 09:11 | Futboll
Në fillim e ftoi Ronaldo, tani Juventus paguan 70 mln euro për De Ligt

Interesi ishte i lartë se çfarë Ronaldo i tha talentit De Ligt pas finales së Ligës së Kombeve. Një ditë më pas, ylli i Ajax zbuloi se portugezi e kishte ftuar t’i bashkohej Juventusit.

Deri në ato momente interesimi i italianëve nuk ishte konkret dhe e ardhmja e mbrojtësit të talentuar lidhej me skuadra si Barcelona apo Manchester United, por tashmë duket se situate ka ndryshuar.

“De Telegraaf” ka zbuluar detaje nga oferta që kampionët e Italisë kërkojnë të bindin 19-vjeçarin dhe Ajax-in. Sipas medias holandeze, Juventusi ka gati 70 milionë euro dhe një pagë të majme për lojtari që me shumë mundësi tashmë do të tundohet nga oferta e bardhezinjve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos