
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik raportoi mbrëmjen e së hënës se 9 persona të tjerë rezultuan të prekur me koronavirus në 24 orët e fundit. Të infektuarit janë të gjitha raste kontakti në komunat e Vushtrisë dhe Gjilanit.
Po të martën është bërë e ditur se nga janë shëruar tre pacientë, duke e çuar numrin total në 794.
Pas të dhënave të orëve të fundit, në Kosovë deri më tani janë regjistruar 1.047 raste me koronavirus, 30 prej tyre kanë vdekur. (A2 Televizion)