All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Kosova u cilësua Republikë në faqen e qeverisë serbe, kryeministrja e Serbisë kërkon falje

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2023, 12:49 | Ballkani
Kosova u cilësua Republikë në faqen e qeverisë serbe,
All - Paragraf - 1

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, është detyruar të kërkojë falje pasi në një prej raporteve të publikuara në web-faqen e qeverisë Kosova përmendej si republikë.

Në një prononcim për Radio-televizionin e Serbisë, Brnabiç e cilësoi këtë si një gabim të rëndë dhe të pafalshëm, qe kishte ndodhur gjatë përkthimit në gjuhën angleze.

All - Paragraf - 3

Kosova shpalli pavarësinë më 2008, por Beogradi refuzon që ta njohë atë. Qëndrimi zyrtar i Serbisë është që Kosova është ende pjesë e saj.

Brnabiç tha se përgjegjësi ka edhe ekipi i zyrës për media në qeverinë serbe, prandaj ajo shtoi se do të ketë pasoja për punonjësit e përfshirë.

Kryeministrja tha se kjo përmbajtje është larguar menjëherë nga web-faqja e qeverisë serbe. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos