Tensionet Shkup – Sofje, Borisov: Përpjekje për kthimin e Maqedonisë së Veriut nën ndikimin rus

Nga A2 CNN
29 Janar 2023, 13:26 | Ballkani
Tensionet Shkup – Sofje, Borisov: Përpjekje për kthimin e

Ish-Kryeministri bullgar, Bojko Borisov mendon se struktura të caktuara po përpiqen ta kthejnë Maqedoninë e Veriut nën ndikimin e Rusisë. Ai nuk saktësoi se cilat janë këto struktura, por pretendimet I lidhi me incidentin e 16 janarit në Ohër Maqedoninë e Veriut, ku u sulmua fizikisht një pjesëtar i një organizate bullgare në këtë qytet.

Këtu shoh një përpjekje për ta kthyer Maqedoninë e Veriut nën ndikimin rus, qëllimisht. Në asnjë rrethanë nuk duhet të mashtroheni. Gjëja më e mirë për Bullgarinë është që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të jenë në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov, tha se do të insistojë që përgjegjësit për rrahjen e sekretarit të klubit bullgar "Car Boris i Treti" nga Ohri, Hristijan Pendikov të nxirren para drejtësisë, pasi kjo sipas tij “minon përpjekjet e mëdha që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të ndjekin rrugën e Bashkimit Evropian”.

Sakaq, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani tha se fushata e zgjedhjeve të parakohshme në Bullgari dhe tensionet politike në Maqedoninë e Veriut janë shkaktarë të përshkallëzimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ai thotë se mosmarrëveshjet duhet zgjidhur me dialog për të mos iu lënë hapësirë “përfituesve politikë dhe provokatorëve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos