Kosovë, dështon edhe raundi i dytë, shkohet menjëherë në të tretin

Nga A2 CNN
4 Prill 2021, 18:18 | Kosova
Kosovë, dështon edhe raundi i dytë, shkohet menjëherë

Dështon edhe raundi i dytë për përzgjedhjen e presidentit. Vjosa Osmani ka arritur 67 votime,  të pamjaftueshëm për këtë fazë.

Votat e pjesëmarrësve kanë qenë 82, 11 prej të cilëve të pavlefshëm, dhe 4 për kandidatin Nasuf Bejta.

Ndërkohë, ka filluar menjëherë raundi i tretë i votimit, që pritet të jetë përcaktues për zgjidhjen e Osmanit në rolin  e kreut të shtetit.

Seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, është vazhdimësi e seancës së djeshme e cila u ndërpre pas dy përpjekjeve të pasuksesshme për të siguruar kuorumin e nevojshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos