
“Kosovska” është kënga shqipe që ka zgjedhur Goran Bregovic për të çelur koncertin në Korçë.
Kjo këngë është kënduar nga Bijelo Dugme, pasi u kompozua nga Goran Bregoviç dhe u shkrua nga Agron Berisha në vitin 1983.
Kënduar nga një kroat dhe e shkruar nga një shqiptar, kjo këngë nuk u këndua më kurrë sepse grupi Bijlo Ugme që atë kohë përfshinte edhe Goran Bregoviç edhe Dugme u përça.
Përçarja nuk dihet se si ndodhi por dihet nga intervistat e mëvonshme se kjo këngë ishte një nga arsyet për të cilën vokalisti Dugme u largua nga grupi.
Disa shkrime të asaj kohe e prezantojnë këngën si të shkruar nga Zija Berisha, Agron Berisha, Shpend Ahmeti, por në kanalin You Tube, kënga është regjisteuar vetëm me emrin e Agron Bersishës si tekstshkrues.
Kompozuar nga Goran Bregovic që po ashtu atë kohë luante në kitarë, me Željko Bebek si vokalist, "Kosovska" këndohej shqip, njëlloj si sot. (A2 Televizion)