
Llogaritet në mbi 3.2 miliardë lekë shuma që do të paguhet nga buxheti i shtetit vitin e ardhshëm për koncensionet.
Departamenti i ekonomisë në A2 CNN ka siguruar tabelat e detajuara të buxhetit 2019, me shpenzimet sipas të gjitha institucioneve dhe zërave.
Nga tabelat rezulton se buxheti i kontratave koncensionare për 2019-ën arrin në total 3.2 miliardë lekë. Por kostot e koncensioneve pritet të rriten edhe më shumë gjatë viteve të ardhshme.
Në vitin 2020, nga buxheti i shtetit do të paguhen për kontratat koncensionare 7 miliardë lekë. Ndërsa në vitin 20121, kjo shumë do të arrijë në 8.3 miliardë lekë.
Përveç PPP-ve qeveria pritet të financojë disa akse rrugore edhe me fondet e buxhetit. Vlera e investimeve në rrugë pritet të arrijë në rreth 6.6 miliardë lekë, me rënie gati 4 miliardë kundrejt buxhetit të këtij viti. Një diferencë kjo, thuajse e barabartë me koston e PPP-ve. (A2 Televizion)