“Do të dalë më i pastër se loti në fund të rrugëtimit”, mesazhi i Thaçit 6 vite pas vetëdorëzimit në Hagë

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2026, 20:07 | Aktualitet

“Do të dalë më i pastër se loti në fund të

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përcjellë një mesazh për mbështetësit e tij, duke shprehur bindjen se do ta përfundojë i pastër nga akuzat rrugëtimin e tij përballë drejtësisë.

Në reagimin e tij, Thaçi u drejtohet atyre me një mesazh falënderimi dhe besimi, duke theksuar se mbështetja e tyre do të vazhdojë të jetë e rëndësishme gjatë këtij procesi.

“Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dalë me çdo qelizë time të pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi, që vazhdon me ju dhe për ju!”, shkruan Thaçi në rrjetet sociale.

Si sot 6 vite më parë Thaçi do të dorëhiqej si President dhe do të vetëdorëzohej në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. 

Gjykata Speciale ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 25 vite burg ish-kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, për rolin e tij si ish-drejtues i UÇK, por vendimi është apeluar dhe nuk është përfundimtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos