
Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të Gjyqtarit të Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja.
Pak ditë më parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkojë nga detyra gjyqtarin Lubonja për shkak se nuk justifikonte burimin e të ardhurave.
Trupi gjykues i KPA i përbërë nga gjyqtarët Ina Rama, Luan Daci, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo vendosi të lerë në fuqi vendimin e shkallës së parë të vettingut për shkarkimin e subjektit të rivlerësimit Sotiraq Lubonja, i cili hyn në fuqi menjëherë. (A2 Televizion)