Zhdukja e Koranit, hidhen 1.5 milionë rasate peshku në liqenin e Ohrit

Nga A2 CNN
8 Tetor 2019, 10:46 | Aktualitet
Zhdukja e Koranit, hidhen 1.5 milionë rasate peshku në liqenin e Ohrit

Zv.ministri i Bujqësisë, Roland Kristo ishte i ftuar mëngjesin e kësaj të marte në Dita Jonë në A2 ku foli rreth projektit të qeverisë shqiptare për të mbrojtur biodiversitetin në liqenin e Ohrit.

Ditët e fundit në këtë liqen u hodhën rreth 1.5 milionë rasate peshku Koran për të bërë të mundur ripopullimin e kësaj specie kaq të veçantë. Zv/ministri Kristo dha detaje për këtë proces që gjithashtu ndihmon në ruajtjen e liqenit.

“Ka një program të qeverisë shqiptarë që shkon në mbështetje të biodiversitetit dhe sektorit të peshkimit. Korani është një peshk simbol i liqenit të Ohrit. Mbështetja për të bërë ripopullimin është dhe një ndihmesë për të ruajtur biodiversitetin. Ky proces nis në janar dhe përfundon në fund të tetorit. Në muajin dhjetor nis zbatimi i urdhrit për ndalimin total të peshkimit në liqen që zgjat deri në shkurt. Deri në fund të këtij muaji bëhet grumbullimi i vezëve dhe dërgohen në laborator”, tha Kristo.

Më tej, zv.ministri i Bujqësisë tregoi dhe shkaqet që kanë kërcënuar në zhdukjen e Koranit nga liqeni i Ohrit.

“Korani është kërcënuar nga peshkimi i paligjshëm, ndotja dhe rritja e specieve të tjera jo endemike përgjatë liqenit. Fatmirësisht në këtë liqen nuk ka patur peshkim me dinamit. Janë peshkatarët pa leje ata që e dëmtojnë. Edhe përdorimi i një lloj rrjete të veçantë e dëmton pasi peshkon koranin e vogël”, u shpreh zv.ministri Kristo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos