KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Tiranës, Erjon Bani

Nga A2 CNN
24 Maj 2021, 11:34 | Aktualitet
KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Tiranës, Erjon Bani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë gjyqtarin e Tiranës, Erjon Bani, i cili është kandidat për në Gjykatën e Posaçmë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Bani kaloi në veting për të tria kriteret e  vlerësimit, kur rezultoi pa probleme.

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Erjon Bani u përball të enjten më 20 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kur gjatë seancës dëgjimore u njoh me gjetjet e hetimit administrativ në të tria kriteret e rivlerësimit.

Gjatë seancës dëgjimore nuk u evidentuan probleme në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.

Trupa gjykuese përbëhej nga kryesuesja Pamela Qirko, me relator Roland Ilian dhe anëtare Etleda Çiftjan. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Branko Hrvatin.

Erjon Bani përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës. Aktualisht, ai e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës dhe ka kandiduar në Këshillin e Lartë Gjyqësor për t’u emëruar pranë Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bani është gjithashtu kryetar i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos