
Mot i kthjellët dhe i ngrohtë gjatë mëngjesit, ndërsa mesdita vijon e nxehtë, por sjell edhe vranësira kalimtare në veri dhe zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të mbetet kryesisht me kthjellime dhe vranësira lokale në zonat lindore.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes duke shënuar minimumin prej 10 gradë, ndërsa mesdita sjell një tjetër rritje prej 3-4 gradësh duke ngjitur maksimumet në 27 gradë në zonat malore dhe mbi 33 gradë në zonat e ulëta të vendit.
Era do të fryjë e lehtë deri pasdite kur pritet forcim i erës deri në 50 km/h në brigjet detare nga drejtimi permanent jugor, ndërsa dallgëzimi në det mbetet rreth 2 ballë deri afër mbrëmjes kur dallgët 2-3 km larg brigjeve, do të lartësohen në 4 ballë. (A2 Televizion)