Dhjetëra gra dhe vajza morën pjesë në një marshim sensibilizues në qytetin e Durrës kundër dhunës dhe abuzimit me të miturit.
Ky marshim u organizua duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë që ndodhi disa ditë më parë në Mirditë ku u dhunua një 15 vjeçare.
Marshimi nisi në sheshin “Liria” dhe pjesëmarrësit e tij ndaluan më tek “Torra”. Një manifestim i ngjashëm u mbajt më herët dhe në sheshin Skënderbej. (A2 Televizion)