KPK konfirmon në detyrë Olsian Çelën, kandidat për Kryeprokuror

Nga A2 CNN
23 Korrik 2019, 13:41 | Aktualitet
KPK konfirmon në detyrë Olsian Çelën, kandidat për

Olsian Çela, kandidat për Kryeprokuror të Përgjithshëm kalon filtrin e vettingut duke u konfirmuar në detyrë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vlerësoi Çelën në të tre shtyllat, ku dhe rezultoi pa probleme me pasurinë, profesionin dhe pastërtinë e figurës.

Olsian Çela është rivali kryesor i Arta Markut në garën për Prokuror të Përgjithshëm. Marku kërkon një mandat të plotë Kushtetues në krye të këtij institucioni.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos