KPK konfirmon në detyrë prokurorin Anton Martini

Nga A2 CNN
29 Janar 2020, 10:12 | Aktualitet
KPK konfirmon në detyrë prokurorin Anton Martini

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), shkalla e parë e procesit të vetting-ut, shpalli vendimin përfundimtar për prokurorin Anton Martini. Prokurori i ish-prokurorisë për Krimet e Rënda, kandidat për SPAK, kaloi me sukses të tre filtrat e vetting-ut.

Komisioni vlerësoi të justifikuar në burime të ligjshme pasurinë e tij, nuk konstatoi kontakte me elementë të botës së krimit dhe aftësitë e duhura profesionale për ushtrimin e detyrës. Pasi zhvilloi seancën dëgjimore për Martinin në dhjetor 2019, KPK rihapi hetimin administrativ ndaj tij, pas një denoncimi të ri nga publiku.

Në të pretendoheshin parregullsi ligjore gjatë procesit të rishpërndarjes së dosjeve hetimore tek prokurorët e Shkodrës, në kohën kur Martini ishte titullar i institucionit. Ky pretendim u kundërshtua me forcë nga prokurori, por nuk bindi as gjyqtarët e vetting-ut.

Gjatë karrierës së tij, Anton Martini ka hetuar “bandën e Durrësit”, “bandën e Cërrikut”, sulmin e armatosur ndaj policisë në Lazarat në vitin 2014, si edhe vrasjen në këtë fshat të efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.

Ai është prokurori që ka regjistruar dosjen e famshme 339, hetim nga i cili u shkëput për shkak të transferimit në Prokurorinë e Shkodrës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos