
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranës, Dritan Gina.
Vendimi u shpall në mungesë të tij, për shkak se Gina nuk u lejua nga Garda që të merrte pjesë në seancë. Prokurori është konfliktuar me oficerët e Gardës, pasi nuk ka pranuar që të kontrollohet. Për këtë arsye, ai ka tentuar të futet me forcë në seancë, por nuk është lejuar të futet brenda. (A2 Televizion)