
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi shpërndarjen e mandateve parlamentare për kandidatët e subjekteve garuese në zgjedhjet e 25 prillit.
Në rang kombëtar, Partia Socialiste mori 74 mandate, Partia Demokratike 59, Lëvizja Lëvizje për Integrim 4 dhe Partia Social Demokrate 3.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, e nisi me kandidatët e qarkut të Gjirokastrës. Mandati nuk i kaloi kreut të PSD-së, Tom Doshi, pas dorëheqjes zyrtare të depozituar prej tij pranë KQZ-së, ndërsa kryeparlamentari Gramoz Ruçi u shpall mori mandatin e Fierit, ndonëse kishte njoftuar tërheqjen nga politika.
Certifikimi final i rezultatit në rang kombëtar sa i përket forcave politike, do të bëhet të hënën nga Komisioni Rregullator i KQZ-së. Për miratimin e vendimit nevojitet shumica e thjeshtë e 3 nga 5 anëtarët. (A2 Televizion)