KQZ është një prej organeve që do të pësojë ndryshime nga dakordësimi i palëve politike. Hyrja në fuqi e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, do të përmbysë edhe administratën aktuale, por pavarësisht kësaj, deri në formatimin e ri të saj, anëtarët ekzistues do të vijojnë të qëndrojnë në detyrë.
Bled Skënderi, anëtar në KQZ thotë se nuk do ta braktisë misionin e tij deri në afatet e reja të zgjedhjes së komisionerit, pavarësisht se, siç thotë ai, KQZ aktuale u përball me situata shumë të vështira.
“Ne u përpoqëm të menaxhonim situata deri absurde! Ndoshta sikundër tha dhe Shefja e misionit të OSBE-ODHIR Audrey Glover, u treguam pak "kreativë"! Gjithsesi jam absolutisht i bindur që kemi bërë më të mirën për të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë!”- shkruan Skënderi në një status falënderues në Facebook. (A2 Televizion)