KQZ gjobit me 100 mijë lekë kryebashkiaken e Durrësit

Nga A2 CNN
28 Prill 2022, 16:39 | Aktualitet
KQZ gjobit me 100 mijë lekë kryebashkiaken e Durrësit

Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka gjobitur me 100 mijë lekë Kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.

Shkak i këtij vendimi ishte ankesa e organizatës “Qëndresa Qytetare”, e cila ngriti pretendimin se gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 6 marsit, kandidatja e PS-së kishte bërë fushatë në godinën e shkollës 9-vjeçare "Armath" të Bashkisë Durrës.

Krahas sanksionit administrativ për Sakon, Celibashi ka gjobitur me 5 mijë lekë edhe drejtorin e institucionit arsimor për lejimin e këtij aktiviteti elektoral. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos