Akuzohej për shpërdorim detyre, shpallet i pafajshëm ish-shefi i Himarës

Nga A2 CNN
27 Prill 2022, 20:06 | Aktualitet
Akuzohej për shpërdorim detyre, shpallet i pafajshëm ish-shefi i

Ish-shefi i Komisariatit të Himarës, Arjan Tase, ka fituar pafajësinë në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, këtë të mërkurë. Tase u përballë me akuzën e shpërdorimit të detyrës në janar 2021, në kuadër të finalizimit te operacionit të Koduar "Hapësira".

Në vendimin përfundimtar në ngarkim të tij, gjykata e Vlorës çmoi se nuk ekzistonin prova të mjaftueshme që lidhnin Tasen direkt apo indirekt për trafikun apo kultivimin e lëndëve narkotike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos